Plaku

June 19, 2008
Plaku ne veranden e shtepise se madhe,numeronte marrezite e kohes.
Ne kopsht pemet e portokalleve mbulonin me hije barin.
Valviteshin carcafet e medhenj te lare, ne kufijte e kujtimeve shtrihej pergjumja e plakut.
Ne cep te kopshtit dy te rinj, lepinin trupat e gjuheve te tyre, i thithnin ato.
Dhe ishin te zhveshur.
Vajza kishte gjinj te forte,si portokallet ne kopshtin e shtepise, kofshet I kishte te mbushura.Ne kryqezimin e trupit te saj, nxinte nje turre e leshte, prej se ciles ajo mbase merrte fryme.
Ajo lakuriq!
Djali kish floke te bukur, e syte e i kish si dy mengjese, ndersa trupin te mbuluar nga admirimi i vajzes.
Ne trup-kryq varej tulipani i tij i fryre.
Ai lakuriq!
Pastaj vjen kamarieri.
I zhveshur dhe ai, me by-the e shpatulla te bukura,si nje skulptur e gjalle e Mikelanxhelos,sherben mengjes kontinental,kulac recel, leng portokalli, uje mineral.
Djali kerkon Luizen.
Dhe vjen Luiza, vajza e violines.
Ajo eshte lakuriq si te gjithe.
Plaku shikon gjinjte e saj,prapanicen e perkryer,dhe nje njolle te zeze ne mes te kofsheve te mermerta.
O zot sa e bukur eshte mendon,dhe kjo mafton qe ai te dashurohet pas saj.
Tingujt e violines mbushen me fryme,ndersa i vjetri, perlotet ne verande.
Ajo perkulet mbi veten, tek improvizion nje melodi qe s’eshte degjuar kurre.
Duket sikur ajo ka lindur bashke me violinen,dhe ka qene gjithmone kaq e bukur, kaq e zhveshur, si tingujt e muzikes qe krijon.
Ne veranden e shtepise syte e plakut perpinin gjithcka, e gjithckaja s’njihte fund.
Tingujt e muzikes zgjojne mendimet naïve brenda kokes se thinjur.
Dhe cmenduria e tij e re mbushet me fryme.
Ai ngrihet ne kembe.
Dhe nje nga nje hedh tej rrobat.
Si femijet qesh, dhe enderron prekjen e portokalleve e lengun e tyre qe rreshket ne trupin e tij.
Lekura e tij eshte e verdhe.
Drita perplaset mbas saj e ftohte.
Lakuriqsi e mbuluar mga pleqeria, dhe nuk ishte me asgje tjeter.
Ecen i zhveshur drejt kopshtit.
Pershkroi hollin, kaloi pragun e shtepise, zbriti nje nga nje shkallet duke u mbajtur ne parvazin e drunjte, cau hapesiren drejt vendit ku trupat e zhveshur te te rinjeve ishin vec per njeri-tjetrin, dhe donte ti bashkohej lakuriqsise se tyre.
Symbyllur ai, bashke me pleqerine e tij kerceu tingujt e violines.
Dhe nuk I erdhi turp per trupin e mbuluar nga rrudhat, hapi krahet dhe u rrutullua rreth vetes me syte e mbyllur, dhe me fytyren e ngritur nga qielli..
Dhe qeshi, sa shume qeshi.
Sillej i zhveshur neper kopsht, qeshte, qeshte, qeshte.
Nuk dihej nese ne te vertete qeshte.
Qendroi ne vend.
Hapi syte.
Ne kopshtin e shtepise Dy te rinjte TE VESHUR sic kishin qene gjithmone, shikonin te shtangur plakun “e cmendur” qe per te disaten here hiqte rrobat, e dilte ne kopsht lakuriq.
Jo gjysh ti nuk mund ta besh kete, thane ata pothuajse ne nje goje, ndersa gjithe ngazellimi i tij humbi bashke me tingujt e muzikes.
E VESHUR ishte edhe Luiza, vajza qe kishte lindur bashke me violinen.

Alfabet Ngjarjesh

June 19, 2008

Zoti krijoi gruan.
E pa habine e burrit dhe tha se gruaja ishte me shume nga ç’dukej.
Por ajo eshte e zhveshur- mendoi burri- qe mund te shikonte gjithcka.
Pastaj ra mbremja mbushur me pullaze drite dhe puhiza rrenqethese.
I ulur ne bisht burri vezhgonte ngultazi krijesen e lakuriqe qe lagej nga drita e henes.
Hena u mbulua nga rete dhe pellembet e nates fshehen trupin e gruas.
Ne terr burri ndjeu deshiren per te pare gruan.
Ai perpoqi veshtrimin trupit te nates, por ishte e pamundur………. e pamundur ta shihte.
Pastaj mbeshteti koken ne pellembe dhe kujtoi fjalet e zotit se “ajo ishte me shume nga ç’dukej”.
Atehere burri leshoi psheretimen e pare, po gruaja nuk dukej.
Dhe burri heshti, I mbytur nga nje vete qe se kish njohur me pare, u ndje ligesht.
Gruaja qe kish qene shume prane tij e preku, dhe ai e njohu….. dhe perseri ju kujtuan fjalet e zotit se “ajo ishte me shume nga c’dukej”.
Keshtu kish ndodhur ngjarja e pare.
Burri kish ndjere vetmine.

NGA E PARA

March 23, 2008
kur drita end shtegun e shikimit tend
dhe mbi cipen e syrit te derdhen nje nga nje
historite e dashurive dhe malli i botes
kur sendet rreth teje s’kan me emra
forma, ngjyra, dhe parmazi i dritares
vishet nga myshku
kur fyejt e kembeve te tua
kendojne kengen e rendjeve
e ti dridhesh nga prekja
e gishtave te te ftohtit
kur kollonat e ikjes plasariten nga koha
dhe eshtrat e tua ndjejne perqafimin e shiut
kur mbi trupin tend ndjen dashurine e duarve te mija
dhe frymen e balonave.
kur ne syte e mi shikon gjithe mallin dhe vetmine e trenave
dhe ne gjoksin tim ndjen rendjen e kalit te zi.
atehere leshoje floket e tu mbi supe
dhe prit.
ka ardhur koha per tja filluar nga e para

ENGJELLI

March 23, 2008

Engjelli ——————————————————————————– Ai formoi nje numer telefoni, dhe priti qe nga ana tjeter te degjohej nje ze gruaje. Pastaj shfletoi nje katalog ku rreklamoheshin foto femrash te zhveshura nga ato qe mund ti fusesh ne shtrat me pagese dhe pyeti per numrin 36. Ishte nje bjonde me sy te kalter, me hunde e buze femije. Kishte nje mjekerr terrumbullakosur dhe dy gropeza gjithe lezet ne faqe. Ishte e gjate dme nje lekure te bardhe e thithka si qershi. Kjo ishte femra qe i duhej. Pastaj ai dha adresen e sakte dhe beri nje prenotim per gjithe naten. |U sihgurua qe gruaja nga ana tjeter e telefonit te ishte e qarte. |E dua per gjithe naten ngrinte ai zerin per te saktesuar,… po po e dua deri ne mengjes, madje edhe gjate mengjesit do te qendroje ketu. Pastaj i kenaqur uli receptorin, u ngul prane dritares dhe priti ardhjen e saj. 30 minuta me vone, bardhoshja me floke te verdhe syte e kalter plot shkelqim, dhe me nje buzeqeshje rrezellitese, pothuajse e zhveshur qendronte ne mes te apartamentit te tij, ndersa ai nuk ngopej duke e pare. Kaluan keshtu disa minuta te heshtura, ku shqisat e tij shqyen lakuriqsine e saj dhe vetem kur ai ndjeu ti digjnin syte, e nderpreu zhbirimin, hapi kanatet e nje dollapi te vjeter te drunjte dhe nxorri prej andej nje pale krahe engjejsh. Pastaj ja zgjati ato bjondes dhe i kerkoi gjithe pergjerim qe ti vishte. Ajo veshi gjithe delikatese krahet, ndersa ai i mahnitur sillej verdalle saj, e shikonte i lumtur dhe thoshte nen dhembe, ajo eshte tamam si nje engjell, tamam si nje engjell, nje engjell. Pas minutave te adhurimit e mori per dore dhe e uli ne nje karrige ne dhomen e gumit, ngjitur me shtartin e tij, ndersa vete vete filloi te hiqte nje nga nje rrobat. Iu drejtua nje cope here, ia nguli syte dhe e pyeti me nje ze te dridhur. A nuk je ti nje engjell???? Po u degjua zeri i saj. Ai kerkoi qe ajo ta perseriste te plote pergjigjen. Une jam nje engjell tha ajo me nje buzeqeshje vertet engjellore ne fytyre,. Atehere ai ja nguli serish veshtrimin fytyres se saj dhe plote pergjerim e pyeti. I kujt je ti o engjell??? Dhe ajo pa u menduar tha. Jam engjelli yt. Ai u ndje I lumtur, veshi pizhamet, u shtri ne shtrat dhe I kerkoi engjellit te tij qe ta ruante naten ndersa ai flinte. Te nesermne ne mengjes ajo ishte ende ulur prane tij, me te njejten buzeqeshje engjellore ne fytyre, ndersa ai pas nje gjumi te lehte, mendoi se kurre nuk I kishte shpenzuar me mire parate e tij.

LUMTURIA

March 23, 2008
LUMTURIA

Nena eshte e lumtur.
Nena betohet qe eshte e lumtur.
Nena duket e lumtur.
Motra ime, mendohet dhe nuk gjen asnje arsye per te mos qene e lumtur, sepse duhet te kesh nje arsye per te mos qene i lumtur.
Gjithesesi, motra nuk jeton me ne.
Ajo ka familjen e saj, nje familje te vogel qe duket kaq padyshueshmerisht e lumtur.
Heyyyyyyyy ne jemi te lumtur.
Femijet i kam te mire, jane shume te degjueshem, punetore, dhe mjaft te bindur, fillon nena deklamimin e lumturise se saj sa here qe miqte vijne te na takojne.
Ata pohojne heshturazi me koke, shikojne nenen ne sy, e cila merr edhe me teper kurajo nga heshtja e tyre per te vazhduar me tej.
Jemi rehat, shyqyr zotit nuk kemi asnje problem.
Se une per dy muaj dal ne pension, dhe me ato para qe do te marr sigurisht qe do te mbyll shume halle, se qe thua ti shtepi pa halle nuk ka, por ne fakt ne jetojme mire.
Se ja, ne kemi nje shtepi te madhe, djali eshte ne pune, dhe …… mysafiret aprovojne me koke, ndersa nena u afron filxhanin e kafese…. dhe perpiqet te vazhdoje aty ku e ka lene, por sdi te vazhdoje.
Nena s’di te vazhdoje.
Nenes i mbesin fjalet ne fyt dhe te mendosh qe i ka thene qindra here keto fjale.
Nuk eshte e lehte te flasesh per lumturine mendoj une, qe jam gati te vazhdoj aty ku e la fjalen nena, por ajo e gjen fjalen shpejte, dhe rifillon nga e para.
Nena eshte e bindur qe eshte e lumtur, madje ajo betohet per kete.
Miqte pyesin, shpesh jane edhe ciniker te medhenje, bile keqedashes, por gruaja eshte stoike, asaj i duhet te mbroje lumturine e saj, i duhet te flasi per te, sepse ne fakt te ben te ndihesh i lumtur kur flet per lumturine.
Se keni provuar???
Nganjehere kur e shikon se ata nuk jane aq te vemendshem ndaj lumturise sone, tregimi i saj fiton nje ritem tmerresisht te frikshem, ajo e kap per krahu biseduesin e saj, dhe kerkon kaq paturpesisht ta degjojne dhe rifillon rrefimin e lumturise.
Pikerisht atehere kur lexon ndonje shenje mosbesimi ne mimikat e tyre, nena kembengul, ngre zerin, imponohet, e nganjehere perlotet nga lumturia.
Ata duhet te binden qe ne jemi te lumtur, mendon nena me vete, dhe nuk mposhtet per asnje cast.
Ne nuk vuajme nga asnje semundje, kemi bollek, ne kemi kaq shume dashuri e dhembshuri per njeri tjetrin, nuk zihemi kurre, nuk bertasim, respektojme mendimet e njeri tjetrit, jetojme me harmoni, numeron nena arsyet e lumturise se vet ndersa miqte bejne sikur kenaqen edhe ata.
Por jemi vetem ne te dy, une dhe nena.
Kur nena shikon habi a mosbesim ne fytyren e degjuesit, mbushet me fryme, dhe behet gati per tja filluar nga e para, pergatitet per te fituar betejen e lumturise, por pikerisht atehere, qellon qe ata te ngrihen gjithe miresjellje, buzeqeshin, dhe thone se ka ardhur koha te ikin.
Nena ndihet ligesht, buzeqesh, pershendet, shtyn deren, mbetet vetem.
E deshperon e gjitha kjo, por ajo nuk jepet.
Tani s’eshte askush qe ajo te bind se jemi te lumtur.
Une e di qe jemi te lumtur, e kam degjuar qindra here rrefimin e nenes, dhe normalisht e kam besuar ate.
Kush me mire se nena e di se kur duhet te jesh i lumtur.
Nuk eshte koha per te qene i trishtuar.
Nena shkon ne dhomen e saj, mbyll deren, dhe mbase mendon arsye te tjera per te bindur ata per lumturine tone, a mbase edhe per tu vetbindur edhe me teper.
Nena perpiqet te fitoje betejen e lumturise.
Ajo del rralle nga dhoma.
Qendron brenda saj, qan shpesh dhe shpesh qesh, e mbase eshte e cmendur.
Po une nuk duhet te guxoj ta dyshoj nje gje te tille e jo me ta mendoj ate.
Nena nuk mund te cmendet.
Ajo eshte e lumtur.

Kishte dite qe nena nuk dilte nga dhoma.
Nuk vinte ne goje pothuajse asgje, madje edhe kafe nuk kerkonte.
Nje mbremje, vendosa ti coja dicka per te ngrene.
Hapa deren dhe pashe se nena kishte varur veten.
Perballja me vdekjen te mpin, dhe pyetja e pare qe te kercen ne koke, eshte po tani, cfare tani, c’duhet te bej.
Marr telefonin, me duart qe me dridhen formoj numrin e motres, ndersa trupi i nenes lukendet nga nje fllad qe ka filluar te fryje nga dritarja e hapur e dhomes.
Nga ana tjeter e telefonit ka zhurma, motra bertet, degjohet nje e qare femije.
Nena vari veten, them me gjysem zeri, por motra nuk arrin te me degjoje, ajo pyet perseri, cfare, cfare po thua, nuk arrij te degjoj, pastaj kerkon qe femija te pushoje, une i flas kesaj here me ze me te larte, nena eshte varur, por ajo e ka te veshtire te me kuptoje, dhe perseri thote cfare, kesaj here edhe me forte me sa kam ne koke uleras, NENA KA VRARE VETEEEEEEN, por nuk eshte nevoja te bertas, zhurma ka mbaruar dhe motra e degjon mire se cfare po them.
Ka vrare veten perserit ajo, pastaj degjohet nje klithme, perseri zhurem dhe e qara e femijes. Mbyll telefonin, ndersa nena ende e varur duket sikur me perqesh.
E urrej nenen per kete qe beri.
Motra vjen, ajo qan, dridhet e tera, ndersa bashkeshorti i saj me ndihmon ta ulim trupin.
Eshte e pamundur ta kepusesh litarin.
Te vdekurit jane shume te rende.
Tani duhet te lajmerojme te afermit.
Eshte vone, eshte mbase 2 e mengjesit, dhe kane ardhur disa gra, kusherirat tona.
Kane shtrire trupin e nenes mbi shtrat, por ende nuk ka filluar vaji.
Grate presin.
E qara ka kohen e vete.
Cdo gje ka kohen e vete ne nje vdekje.
Duket si nje regji e pergatitur mire, ku ty te qellon te jesh personazhi kryesor.
Fjalet, shprehejt gjithcka qe thua, duhet ti mendosh shume mire, sepse cdo gje duhet bere sic e duhet, duhen ndjekur rregullat e zakonet qe te respektohet i vdekuri deri ne fund.
Ne kete show une jam ai qe prefermoj dhimbjen, marr ne telefon kusherinjte e mi te larget, dhe plot dhimbje e solemnitet u them se NENA NA LA.
Ata preken, madje nganjehere edhe me shume se mua qe e kam nene, pyesin per varrimin dhe hollesira te tjera, mbyllin telefonin, dhe pastaj nuk degjoj me asgje.
Trupi eshte ne mes te dhomes, te gjithe jane thirrur dhe pritet vetem ardhja e tyre.
Gjithcka eshte gati.
Tani ato mund te qajne.
Grate fillojne te qajne, shperthen kuja, ulerimat, lot, jarge dhe qurra, shami te shtrydhura, ndersa trupi i nenes ka filluar te vije ere.
Ne dhomen e burrave ka cigare, fytyra serioze, dhe trafik fjalesh.
Njerez qe sjane pare prej kohesh shtrengojne duart, flasin me ze te ulet, ndersa une plotesisht vetem ne vendin tim shtregoj duart, fiksoj fytyrat e panjohura, tregoj pafundesisht se si kishte ndodhur gjithcka.
Ata tundin koken, pshertijne, bejne komente.
Po c’eshte jeta : thote dikush.
Genjeshter eshte, ja pret dikush tjeter.
Shumica aprovojne me koke, aprovoj dhe une.
Pastaj vijne disa te tjeter, zene vend heshtur pasi kane rrokur duart e mua e kane peshperire dicka qe sarrij ta kuptoj, psheretijne dhe ai me plaku thote:
Te past lent uraten, po si ndodhi, dhe mua me duhet te tregoj per te 100 here historine, me te njejtat fjale, duke i qendruar besnik rrefimit.
Ehhhh mos u merzit mor bir se i ka jeta keto te keqija, se ja qe thua ti mua me kane vdekur 2 djem.
Po zoti me mbajti mend e krese, se thashe se u cmenda.
Po ja ku jam.
Mjere ai qe iken thote dikush tjeter- se i gjalli ben derman.
Epo nuk thone kot qe zoti ja dha dhembjen gurit e guri plasi, ja dha pemes e pema u tha, ja dha robit, e robi e mbajti.
Ashtu eshte thote dikush tjeter, te gjithe aprovojne , aprovoj dhe une.
Kafe, tym cigare, zhurem, dhe nuk mundem te mendoj per nenen.
Nuk kam kohe as te mbyll syte.
Duhet te interpretosh ti bindesh zakoneve.
Grate matane pergjojne te vdekuren, here pas here qajne, pastaj fjalosen mes tyresh dhe duket se harrojne per pak qe ne mes te dhomes eshte trupi i nenes.
Ndersa une nuk mund ta kujtoj dot nene.
Ajo duket e larget.
Vdekja i ben njerzit te larget, me te larget se lumturine.
Nena vari veten.
Ne mesdite e varrosem.
Ne mbremje krejt i vetem u ula ne karrigen e saj, dhe u perpoqa ta sillja ndermend.
U perpoqa te gjeja nje arsye per te kuptuar pse e kishte vrare nena veten, por nuk munda sepse ajo me ishte dukur e lumtur.
Po po, me ishte betuar se ishte e lumtur.
Nena kishte qene gjithmone e lumtur.
Atehere nuk kisha pse vazhdoja te dyshoja akoma.
Gjithcka ishte e qarte.
Ajo e kishte bere nga lumturia.

January 30, 2008

Nje dallge e zbehte genjeshtare
Ne zemer te perendimit
I buzeqesh drirtares se kalbur

Mbi pellgnajen e pergjumjes
Lundrojne rete e mbremjes
Hija e dites derdhet buzeve te plasura te rruges

——————————————————

Kjo zhurme e larget eshte kenga e mbremjes
Per gjumin ne syte e nje femije.
Dhe hirin e ngrohte brenda ne vater
per vallen e shthurur, lakuriqe te henes
Dhe thinjat ne koken e lodhur te plakes

Kjo zhurme e larget eshte kenga e mbremjes
Per burrat qe te lodhur kthehen nga puna,
Dhe per lojen e fluturave me driten genjshtare
per fytyrat pas xhamave te zbehur te kafeneve
Dhe Enderrat e vajzes qe pret ne dritare
Bashke me kujtimin e nje peme

Kjo zhurme e laget eshte kenga e mbremjes
Per kalin e zi qe ecen pergjate lumit,
dhe ciganin plak qe thur vec shporta.
Per te vertetat qe di cdo fije bari.
Dhe gjuhen e vjeter sa bota

———

Shqyhet mëngjesi
Një trup i rastësishëm endet brenda meje
Nuk është i imi ky çast
E huaj, e trishtë
si legjenda e shiut
gojdhëna e tij
kumbon
në guackën e mendimit tim.

Derdhet mbrëmja
Nje trup i rastësishëm fle brenda meje
S’më përket asgjë që kam
E ftohtë, e largët
Si ylli që shuhet
e djeshmja ime
rëndon
në kujtimin e asaj që dikur qe. 

QYTETERIMET

January 21, 2008
Vite me pare, nje avion i linjes british airway humbi kontaktin me kullen e kontrollit nderkohe qe fluturonte ne hapesiren ajrore te nje vendi ne zemer te afrikes, dhe pas jave kerkimesh te pashpresa, u deklarua i humbur ne xhunglen e madhe.

Shperthimi i asaj dite vere kishte qene dicka e pazakonte per fisin e kamatukeve, te cilet kishin kohe qe shikonin te mbledhur grusht rreth kryetarit te tyre, zogun e madh qe uturinte dhe nxirrte flak, nderkohe qe njeriu i vdekjes, keshtu e quanin ata magjistarin e tyre, po ekzekutonte nje rit per ti mbrojtur nga bisha. Por kur avioni ishte leshuar me vertik drejt tyre ata ishin shperndare e te friksuar ishin fshehur brenda kacubeve. Me pas ishte degjuar shperthimi, dhe nje re e madhe tymi ishte ngritur drejt qiellit. Magjistari i fisit, kishte kerkuar qe te mblidheshin menjehere burrat, sepse kishte dicka te rendesishme per tu thene.
Ai ishte i sigurte se gjate ritit kishte pasur nje imazh, ne te cilin ai kishte pare ne barkun e zogut nje veze te madhe, magjike, e cila ishte dhurata e shpirtrave per njerzit e kamatukeve.
Pra dikush duhej te shkonte patjeter atje ku kishte rene zogu i zjarrte, kishte thene ai duke perplasur pas tokes ne cdo fjale qe shqiptonte kemben e zbadhur.
Kishte mjaftuar kjo qe nje grup te rinjsh, ca te shtyre nga kurioziteti, e ca nga deshira per tu rene ne sy te rejave te fisit, pasi u armatosen mire, u nisen drejt vendit nga dilte ende tym.
Kur u afruan aq sa mund te shquanin avionin e rrezuar, ata u pushtuan nga frika, teksa pane permasat e zogut, shkelqimin e tij dhe flaket qe vinin nga barku gjigant. Me i guximshmi i tyre u zvarrit, drejt tij, dhe kur pa se zogu kishte vdekur, u bere shenje edhe te tjereve te afroheshin. Mbasi e keqyren per disa ore te mira ate cka kishte mbetur mbas zjarrit, ata vendosen qe te hynin brenda barkut te tij per te marre vezen magjike. Trupat e shkrumbuar te pasagjereve, dhe era i tymit nuk e mposhten kureshtjen dhe deshiren e tyre per te hyre brenda trupit te shpendit gjigand. Dhe keshtu ndodhi, pikerisht ne fund te trupit te zogut, ata shquan dicka te bardhe, te lemuar, te rrumbullakosur, qe edhe pse nuk kishte nje forme identike me ate te vezes duhet te ishte patjeter veza per te cilen u kishte folur njeriu i vdekjes.
E mbuluar me mbeturina njerzore, qe vinin nje ere aspak te kendshme, veza shume shpejte u ngarkua me kujdes ne nje vig qe u ndertua aty per aty me gjethe palmash dhe shkopa banbuje, dhe pas nje kohe te shkurter, triumfues, ata kishin marre rrugen drejt fshatit ku ndodhej tribuja.
Ne mbremje ne qender te fshatit u ndez nje zjarr i madh, dhe bri tij u vu me shume kujdes mbi nje shtrese te bute gjethesh, veza magjike, ndersa magjistari, i lumtur qe imazhi i tij kesaj here kishte qelluar i vertete, ne ekztaze te plote kercente rreth saj.
Me pas te tere kishin rene dakort qe veza e magjike te vendosej ne nje altar, dhe ashtu kishin bere. Kishin hequr nga altari nje kukull druri qe kishte qene deri atehere shpirti i eres dhe shiut, dhe ne vend te saj kishin vendosur vezen. Sa e lemuar, sa e bardhe dhe sa e madhe qe eshte,mendonin kamatuket, ndersa ndiheshin te perkedhelurit e shpritrave.
Kur nuk kishin kaluar vecse disa dite, njeriu i vdekjes zbuloi se levorja e vezes ishte e levizshme, dhe se ne te mund te krijohej nje vrime ne te cilen koka e njeriut mund te futej lehtesisht. Atehere ai vendosi te mblidhte serish burrat e fisit, per te ndare me ta vizionin e tij te ri. “Veza eshte vendi ku flene shpirtrat” tha njeriu i vdekjes, “dhe kushdo qe do te flase me to duhet te fuse koken ne te caren e vezes dhe tu thote shpritrave deshirene e tij, por me pare duhet te beje nje flijim”. Dhe keshtu cdo dite, anetaret e fisit, leviznin me kujdes levoren e vezes, dhe pasi fusnin koken brenda saj peshperisnin me shume kujdes, duke mos dashur te shqetesonin shpirtrat, deshirat e tyre. Dhe me pas ata mbyllnin kapakun e vezes, dhe fisi flijonte perpara saj, here ndonje kafshez e here e mbulonte me lule a fruta.
Jeta e fisit kishte ndryshuar, te gjithe tani ishin me te lumtur, dhe sigurisht ndiheshin te mbrojtur nga veza magjike qe ua kishte lehtesuar jeten atyre njerzve qe te vecuar nga qyteterimi kishin krijuar perendine e tyre.
Shume vite me vone, kur ekzistenca e avionit te rrezuar ishte harruar, nje grup ekspluruesish, te udhehequr nga nje profesor i nderuar, i nje universiteti te nderuar, shume rastesisht, ndersa endeshin ne bark te xhungles, rane ne kontakt me fisin primitiv, dhe u entuziazmuan aq shume per zbulimin qe sapo kishin bere. Ishte mbase i vetmi fis qe ende nuk kishte pasur asnje kontak me boten e civilizuar paten komentuar ata te tronditur nga zbulimi i tyre. Banesat e tyre me kallama dhe gjethe, trupat e tyre te zhveshur, armet e tyre primitive, dhe per me teper kureshtja e tyre dhe habia qe ata shfaqnin ndaj eksploruese dhe sendeve te tyre ua vulosen bindjen se kishin te benin pikerisht me njerez pothuajse te eger. Sa te lumtur ishin teksa mendonin bujen qe do te bente zbulimi ne rrethet akademike. |Periodiket shkencore do te shkruanin per ta, ndersa bota moderne do te tronditej kur te mesonte se ne nje cep te planetit jetonte nje fis qe nuk kishte pasur asnje kontakt me qeterimin. Keta njerez jane te virgjer, keta nuk dine asgje per boten tone, eshte njesoj sikur koha ketu ka mbetur ne vend, u shpjegonte ai anetareve te tjere te ekspedites, ndersa ata te etur fotografonin cte mundnin.
Kamatuket nderkohe nuk arrinin te kuptonin asgje. Ata trembeshin nga dritat e blicave, dhe ashtu te hutuar e me droje preknin sendet e anetareve te ekspedites.
Kjo eshte e mahnitshme, eshte e mrekullueshme, ulernite ne ekstaze profesori i nderuar, ky eshte zbulimi i shekullit eshte trondites, eshte nje pjese e vecuar e historise se njerzimit, eshte zanafilla, eshte………., kjo eshte…eshte…eshte…absurde.. Profesorit te nderuar i mbeten fjalet ne fyt ndersa fytyrat e shkencetareve qe e shoqeronin u shformuan duke shfaqur nje ndjenje dyshimi, pastja habie dhe me pas zhgenjimi kur pane se ne mes te fshatit, ne nje pike te larte, te dukshme, qendronte i vendosur mbi nje platforme druri mbuluar me petale lulesh, ajo perendia e tyre, SIFONI I NEVOJTORES.
Ohhhhh dreq uleriti profesori i zhgenjyer, teksa mendonte se keta gjysem majmune, nuk na qenkerkan edhe aq te virgjer, dhe i pushtuar nga nje ndjenje terbimi e shtyu, platformen e drunjte dhe rrezoi sifonin i cili sakaq u be cope e therrime.
Njeriu i vdekjes, i cili deri atehere kishte pare me dyshim te gjitha levizjet e te huajve, kur pa se njeriu me mjekerr kishte thyer VEZEN MAGJIKE, kishte uleritur i terbuar dicka te pakuptueshme, dhe sakaq qindra shigjeta u leshuan mbi trupat e eksploruesve.

Veren e shkuar, nje grup eksploruesish te nderuar, nga nje universitet i nderuar, te cilet shoqeroheshin nga nje profesor i nderuar humben kontaktet me qendren zbulimore, ndersa ishin duke kryer nje studim diku ne zemer te afrikes dhe pas jave kerkimesh te pashpresa u deklaruan te humbur ne xhunglen e madhe.

Sekonda perfekte

January 21, 2008
Ai vetevritej cdo dite ne oren 20:00.
Rreth ores shtate pasi ishte rruajtur me kujdes, vishte ashtu si një dite më pare, të njëjtën kemishen te bardhe me jake te kollarisur, të njëjtat pantallona te zeza, te njejtat corape te erreta. Pas kesaj ai shkonte ne dhomen tjeter ku gjendej nje pasqyre e madhe dhe kalonte fiks 15 minuta duke rregulluar floket. Kur ora ishte e19 e 35 minuta, ai mbathte kepucet e zeza te lyera me kujdes, dhe ne 19 e 40 ai ulej ne kolltukun e tij, perballe ores se murit, pinte konjak, dhe syte i mbante vazhdimisht mbyllur. Ne tavolinen perballe tij, gjendej pistoleta e nikeluar zastava, ndersa pak me larg saj karikatori.
Kur ora shkonte 19:55 ai mbushte pistoleten, mbeshteste shpinen ne kollutuk, mbyllte syte, dhe priste te ndjente gravitetin e asaj qe ishte gati te ndodhte. Kur ora ishte 19:58 ai mbeshteste pistoleten ne temth, mbante frymen nje hop dhe syte ia ngulte akrepit te sekondave i cili leviste me te njejtin ritem drejt sekondes perfekte. Ne dhome nuk degjohej asgje pervec tiktakut te ores i cili sa vinte e behej me i forte. Kur ora ishte 20:00 fiks, pikerisht ne momentin kur akrepi i sekondave qendronte poshte 12-ës, ai terhiqte këmbëzën e pistoletës, dhe tik taku i deri atëhershëm i ores kthehej ne nje krisme te mbytur te thate pistolete. Nje shkulm gjaku perplasej mbi faqen e murit, ndersa koka e tij, tani me nje vrime aq te madhe sa gishti tregues mund te futej lehtesisht, varej mbi gjoks.
Kur ora ishte 20:05, gjithcka i kthehej normalitetit.
Ai ngrihej dhe me te njejten perpikmeri te nje dite me pare fillonte ritualin e pergatitjes per vetevrasjen e rradhes. Ne fillim pastronte njollat e gjakut nga muri dhe kolltuku, pastaj fuste rrobat ne lavatrice, nxirrte karikatorin nga pistoleta e nikeluar, lante me kujdes goten e konjakut, e keshtu me rradhe deri ne oren tre te mengjesit. Ne oren tre kishte mbaruar gjithcka, ai shtrihej dhe flinte per tu zgjuar fix ne oren 15:00. Zgjimi ishte normal, me nje ritem te shtruar, ai pergatiste mengjesin, pinte nje cigare dhe kur ora shenonte 17:00 ai ulej ne kolltukun e tij dhe kalonte pjesen tjeter te dites duke u perpjekur te kuptonte arsyen e kesaj qe bente. Sa here qe nxirrte nje konkluzion te ri e shenonte ne nje fletore.
Kjo ishte e vetmja pjese qe nuk kishte te bente drejte per drejte me momentin e vetevrasjes, pasi ajo qe dihej ishte se cfare do qe ai te mendonte ne oren 20:00, pikerisht kur akrepi i sekondave te ndodhej poshte 12-ës ai do te terhiqte kembezen.
Kjo qe sapo ju pershkrova ndodhte per 15 vjet resht. Me nje perpikmeri te adhurueshme ai vetevritej, persosshmerisht kaq bukur, kaq madherishem, dhe nuk kishte asgje qe ta shmangte ate qe do te ndodhte, ne ate sekonde perfekte qe finalizonte sinkoronizimin e veprimeve te tija.E diela e fundit e tetorit ishte nje dite normale, dhe si e tille ajo nuk mund te ndryshonte asgje nga ditet e tjera. Ai u ngrit atehere kur ora ne mur shenonte fiks 15:00 dhe pasi hengri mengjes dhe shijoi me te thithura te forta cigaren e pare te dites filloi ti bindej ritualit te zakonshem. Mekanizmi i vetevrasjes ishte ngrehur që nga mbremja e nje nate me parë. Cdo gje ishte e qete, e paqte si zakonisht. Ingranazhet e sistemit vetevrases leviznin me nje perpikmeri absolute dhe nuk mund te linin hapesira per gabime, ndersa maratona e veprimeve te tia rendete drejt sekondes ne te cilen ai duhej te vdiste per tu ringjallur serish. Teresia e veprimeve qe ai kryente deri ne finalizimin e aktit te vetevrasjes ishin bere tashme gjenetike dhe padyshim rikthimi ne jete pas vetevrasjes ndodhte pikerisht sepse ai vetevritej gjithmone ne te njejten menyre, ne te njejten sekonde.
Keshtu do te ndodhte edhe te dielen e fundit te tetorit, kur ai ne 19:58 (pasi kishte kryer me perpikmeri te gjitha veprimet e tjera) qetesisht do te mbeshteste tyten e pistoletes pas kafkes dhe do te priste fundin e ciklit te jetes, do te priste mberritjen e sekondes perfekte, qe do te finalizonte besnikerine e tij ndaj te perditshmes.
Kur ora shenoi 19:59 ai u mbush me fryme si zakonisht, mbylli edhe njehere syte, dhe pa me te voglin dyshim i hapi ata per ti fiksuar mbi akrepin e sekondave qe po levzite me shpejtësinë e vdekjes drejt 12-ës. Ai u përqëndrua dhe kur akrepi ishte në pozicion ai terhoqi kembezen. U degjua zhurma e thatë, sperkat e gjakut rane si zakonisht mbi mur dhe kolltuk, ndersa koka e tij u perplas mbi gjoks.
Kur ora e murit shenoi 20:05, koha kur ai duhet te ngrihej per te rinisur gjithcka nga e para ashtu sic ndodhte prej 15 vjetesh, ai nuk dha asnje shenje jete, madje edhe kur ora tregoi 20:20, ai vazhdonte te kullonte gjak mbi kolltuk. Kur ora ishte 20, 45 gjaku ishte mpiksur dhe trupi i tij filloi te nxihej. Pikerisht tani ai duhet te kishte mbaruar pastrimin e njolles se gjakut, ishte koha kur ai fuste kemishen dhe pantallonat ne lavatrice, por nderkohe ai rrinte i shtrire sa gjate e gjere mbi kolltuk.
Ne oren 21 :00, trupi i rrethuar nga nje pellg gjaku dhe nga mbeturina trush ishte plotesisht i ftohte.
Kishte vdekur, kesaj here perfundimisht.

Në dhomën tjeter, ne televizor transmetohej edicioni i lajmeve, ku spikerja, me nje ze te embel i kujtonte degjuesve se pikerisht ate ditë kishte ndodhur ndryshimi i ores, dhe se te gjithe duhet të kujtoheshin qe ta leviznin atë 60 minuta mbrapa.

Cdo dite

January 21, 2008
Jeta ime mbushur eshte
me qindra vdekje te heshtura
Per cdo dite nje perralle
Per qetesite e mia te mishta,
Cdo dite nje vdekje e vogel
veshur me fustanin tend
me pershendet
Kureshtja jote zgjat qafen
mbi mendimet e mia.
Me shikon ne sy
dhe kerkon te degjoje
kengen time te bulkthave.
Jeta ime mbushur eshte
me mijera vdekje te vetmuara
per cdo dite nje enderr
per urite e mia jetime
Cdo dite nje vdekje e vogel
veshur me fustanin tend
me nxjerr gjuhen.

I HUAJI

January 21, 2008
I HUAJI

Gjithcka kishte ndodhur disa qindra vjet e pare, kur mbi trupin e trashe te turbullt te lumit femijët kishin pare të pluskonte nje kufome. Me pas peshkataret e nxrorren ne breg.
Dhe sic ndodh zakonisht rreth kufomes u mblodhën ne fillim nje grumbull i madh njerzish dhe me pas mizash.
Pasi nuk kishte mbetur me asnje ne fshat pa e pare trupin e tij që ashtu i rrudhur nga ujet dukej si fik i tejpjekur te gjithe kishin pohuar se i mbyturi nuk ishte i fshatit te tyre.
Askush nuk e njihte.
Fshati kishte filluar te ziente.
Te gjithe flisnin per trupin e panjohur qe lumi kishte sjelle, ndersa parandjenja se kjo ishte nje histori qe do te perfundonte keq e kishin bere edhe me te zhurmshme lumnajen e fjaleve.
Ne fillim te gjithe flisnin per ATE, pastaj per te mos e lene pa emer, duke mos ditur si ta therrisnin, ata e ‘pagezuan’, trupin pa jete, pikerisht buze lumit qe i kishte marre jeten, me emrin I HUAJI.
Te gjithe menduan se gjeja më me mend qe duhej bere ishte te pyesnin njehere ne zonen perreth per ndonje te humbur, dhe ashtu u be. Disa korriere ua hipen kuajve dhe nuk lane pellmbe pa shkelur, kaluan lumin, pyllin dhe malin, dhe pyeten ne cdo fshat, pyeten cdo shtegtar, cdo karvan qe ndeshen, dhe ne mengjes u kthyen duke thene se ai I HUAJI, nuk mungonte askund. Askush nuk e kerkonte ate. Meqenese jetonin ne kohe te trazuara nuk ishte me mend te mbanin nje kufome te pavarrosur, pasi sipas supersticiozeve ‘i vdekuri qe sorrollotat shume ne kete dynja, do shoke’, keshtu qe te gjithe rane ne nje mendje qe ta kallnin ne dhe’.
Pleqte e fshatit thane se do te ishte me mend qe ta varrosnin trupin diku buze rruges, keshtu qe te gjithe ata qe hynin ne fshat do ta kujtoni ate dhe fatin e tij te zi, dhe ai i cili nuk kishte njeri per ta nderuar ne ate zone, do te mbetej gjithmone ne mendjet e tyre. Ne fakt asokohe te vdekurit i varrosnin ne oborret e shtepive, keshtu qe fshaçe u vendos se vendi me i pershtatshem ishte nje shesh buze e rruges ne hyrje te fshatit.
Dhe ashtu bene.
Ne funeralin e TE HUAJIT moren pjese pothuajse te gjithe. Ngaqe nuk e dinin besimin e tij nuk thirren as priftin dhe as hoxhen, por thjeshte e futen ne nje arke druri, hodhen mbi te lule, dhe pastaj e mbuluan me dhe. Ne koken e varrit vune nje gur te madh ku ishin gdhendur fjalet ‘Ketu prehet i HUAJI’. Pati nga ata qe sygjeruan se ai ishte rreth te 60-ve, por uji i lumit ja kishte rrudhur fytyren dhe nuk mund te thuhej asgje e sakte, keshtu qe vendosen te mos e shenonin moshen.
Ate mbremje ra shi.
Shi ra edhe diten tjeter, pastaj nje jave rresht beri kohe e mire.
Njerzit ashtu sic ndodh zaskonisht folen edhe disa dite per të,……. per të dhe per shiun, pastaj gjithcka u mbulua nga e perditshmja dhe vetem guri, ku s’ish shenuar as emer e as moshe, ne buze te rruges u kujtonte atyre qe hynin ne fshat, se aty ishte varrosur nje njeri qe nuk dihej se kush kishte qene, nje fazti, nje i HUAJ. Kjo i bente ata te ndalonin, te afroheshin prane varrit te tij e te pinin nje cigare ne heshtje a pushonin nje cope here ne shenje respekti, per te nderuar kujtimin e atij qe dikur qe dikush, por qe tani, ishte I HUAJI. Me kalimin e kohes kjo u kthye ne zakon, njerzit nuk hynin e dilnin nga fshati pa ndaluar me pare tek varri i tij. Zera thonin se nese nuk ndaloje, te shkonte rruga ters, pastaj ata qe nuk kishin mese te merreshin te jepnin edhe shembuj per te ta bere me te besueshme. Ja thoshte dikush, Hyseni, i biri, i Cane doracit, shkoi te kerkonte nuse, dhe nuk ndaloi ne varrin e te huajit dhe rruges i vodhen kalin e çkishte me vete. Edhe Sofoja diten e dasmes nuk shkoi ne varrin e te huajit dhe sot e 13 vjet qe eshte martuar nuk ka femije.
Shembujt ishin te pafund, aq sa nje dite dikush tha se kishte pare ne enderr TE HUAJIN dhe kishte folur me te, madje ky i kishte thene se varri i tij ishte nje vend i shenjte. Keshtu qe aty ndrtuan nje kuvli te vogel guri ku ndiznin gjithmone fitila te lyer me vaj.
Vitet rrodhen shpejte si ujet e lumit qe kishte sjelle trupin e te huajit ne fshat.
Ne fakt kishin kaluar disa qindra vjete, luftrat kishin mbaruar, e shteti ishte bere i popullit.
Keshtu nje dite te bukur, nje i deleguar i partise erdhi ne fshat, dhe pasi pa varrin e te huajit, dic bisedoi me kryetarin e kooperatives. Nuk kaloi nje muaj dhe ne vend te kuvlise se grute, bri varrit u ndertua nje lapidar, per te nderuar kujtimin e partizanit te panjohur, qe ishte vrare gjate luftes. Madje nje i derguar nga komiteti preu shiritin e perurimit. Pati nga ata qe thane se varri nuk kishte te bente fare me partizanet, ai kishte qene aty prej qekur smbahej mend, dhe se puna e lapidarit ishte nje pretekst per te prishur vendin e mire. Por partia i dinte gjerat ca me mire, dhe keta qe flisnin lart e poshte u shpallen armiq. Keshtu qe pas nje demaskimi publik ne qender te fshatit ‘armiqte’ i hypen ne ca xhipe dhe per ta nuk u degjua me prej kohesh.
Ca nga frika e ca nga skleroza, ate me pleqte qe e dinin te verteten mbi varrin buze rruges, heshten dhe e ngarkuan ate bashke me mekatet e kesaj bote per ne boten tjeter. Keshtu cdo 5 maj, per 45 vjet rresht pionieret vendosnin lule e benin homazhe ne kujtim te atij, Te HUAJIT, ndersa lapidari i ndertuar me mermer te lire hidhte hije, mbi gurin ku shume vite me pare ishte shkruar ‘Ketu prehet i huaji’.
Pas renies se komunizmit, ca nga makuteria e ca nga urrjetja fshataret i zhvaten pllakat e mermerit te lapidarit i cili ashtu i zhveshur ,ngjante si nje dordolec i lavdise se dikurshme, ndersa guri i varrit te vjeter qe deri atehere kishte qendruar i fshehur pas tij, u shfaq edhe me i mistershem. Tani gjithe cmund te degjoje per te ishte vetem se aty dikur kishte qene nje vend i mire, dhe i varrosuri na paskesh qene nje njeri i perendsie.
Te paret qe e rradhiten te huajin ne rradhet e fese se tyre ishin bektashinjte qe kerkonin te ndertonin nje teqe mbi varrin e tij, por ja qe kjo solli zemerimin katolikeve dhe ortodokseve që pretendonin se ai u perkiste besimeve te tyre. Te njejten gje pretendonin edhe muslimanet që thoshin se i huaji na paskesh qene nje hoxhe me emer ne krahine qe kishte vdekur ndersa luftonte me shejtanin
Por populli kishte historite e tija.
Ne to I HUAJI here dilte si nje kurbetli qe e kishin grabitur e vrare e here si nje komit qe e kishin prere ne bese, here si nje kacak i vrare ne pusi e here si nje vella i vrare nga vellai. Te tjere betoheshin se varri qindra vjecar ishte i nje trimi te bukur qe ishte vrare nga shoku i ngushte pasi te dy kishin rene ne dashuri me te njejten vazje. Sa shume histori fliteshin per varrin e tij, te gjithe te bukura, te gjithe rrenqethese, dhe te gjithe thoshin se ai kishte qene i pashem, dhe kishte pasur nje vdekje tragjike. Ne fshat madje kishin bere edhe kenge per te. Kenge qe kendohej ne dasma, e ne sebepe, madje nganjehere shoqeroheshin edhe nga perlotje, qurravitje e nostalgji kolektive.
Historianë me emer iu perveshen punes per te bere te nxjerre te verteten ne shesh, dhe pasi mblodhen gojdhenat qe qarkullonin ne karahine, pozicionin e varrit, simbolet qe e zbukuronin, stilin e gdhendjes se mbishkrimit botuan dhjetra studime per figuren historike te te Huajit, ku ai here u quajt Komiti Selam e here kacaku Seit, here dashnori Ashik, e here rebeli Mezan.
Shume shpejte varri, tani disa qindra vjecar u fut ne guiden turistike te krahines dhe renditej menjehre pas nje shpelle te lashte dhe pas nje burimi me uje te rralle. Madje ne librin turistik fotografia e gurit te gdhendur shoqerohej nga nje histori me data dhe emra konkrete qe shfaqnin fakte te pakundershtueshme per prejardhjen e tij, per vendin e rendesishem qe ai zinte ne historine e kranines dhe popullit, dhe per te shkuaren e ndritur te kombit
Keshtu historia bente veten, si nje fill i padukshem, endej ne data, emra dhe ngjarje qe mbase rastesisht qellonin te kishin lidhje me njera tjetren, duke krijuar ngrehinen mitit, qe deri tani njihej si I HUAJI por qe kishte ardhur koha te kishte nje emer.
Historise i duhej miti dhe mitit i duhej nje emer.
Por asnjehere, askush, qofte edhe per nje moment te vetem, nuk kishte menduar se i huaji mund te kishte qene ndonje çoban plak, qe kishte rreshkitur ne lume ndersa permirrej, a ndonje prift qe e ishte rrezuar nga kurrizi i kalit, ndonje endacak qe kishte vdekur nga cmenduria, a ndonje …….
Nuk kishte mundesi te kishte qene keshtu. Kete mund ta mendonin vetem njerzit me mungese imagjinate, ata qe nuk besonin ne vlerat e kombit.
Pastaj nje ngjarje kaq banale nuk do te meritonte nje varr aq te vjeter dhe nje mbishkrim kaq domethenes si ‘Ketu prehet I HUAJI’.