Archive for January, 2008

January 30, 2008

Nje dallge e zbehte genjeshtare
Ne zemer te perendimit
I buzeqesh drirtares se kalbur

Mbi pellgnajen e pergjumjes
Lundrojne rete e mbremjes
Hija e dites derdhet buzeve te plasura te rruges

——————————————————

Kjo zhurme e larget eshte kenga e mbremjes
Per gjumin ne syte e nje femije.
Dhe hirin e ngrohte brenda ne vater
per vallen e shthurur, lakuriqe te henes
Dhe thinjat ne koken e lodhur te plakes

Kjo zhurme e larget eshte kenga e mbremjes
Per burrat qe te lodhur kthehen nga puna,
Dhe per lojen e fluturave me driten genjshtare
per fytyrat pas xhamave te zbehur te kafeneve
Dhe Enderrat e vajzes qe pret ne dritare
Bashke me kujtimin e nje peme

Kjo zhurme e laget eshte kenga e mbremjes
Per kalin e zi qe ecen pergjate lumit,
dhe ciganin plak qe thur vec shporta.
Per te vertetat qe di cdo fije bari.
Dhe gjuhen e vjeter sa bota

———

Shqyhet mëngjesi
Një trup i rastësishëm endet brenda meje
Nuk është i imi ky çast
E huaj, e trishtë
si legjenda e shiut
gojdhëna e tij
kumbon
në guackën e mendimit tim.

Derdhet mbrëmja
Nje trup i rastësishëm fle brenda meje
S’më përket asgjë që kam
E ftohtë, e largët
Si ylli që shuhet
e djeshmja ime
rëndon
në kujtimin e asaj që dikur qe. 

QYTETERIMET

January 21, 2008
Vite me pare, nje avion i linjes british airway humbi kontaktin me kullen e kontrollit nderkohe qe fluturonte ne hapesiren ajrore te nje vendi ne zemer te afrikes, dhe pas jave kerkimesh te pashpresa, u deklarua i humbur ne xhunglen e madhe.

Shperthimi i asaj dite vere kishte qene dicka e pazakonte per fisin e kamatukeve, te cilet kishin kohe qe shikonin te mbledhur grusht rreth kryetarit te tyre, zogun e madh qe uturinte dhe nxirrte flak, nderkohe qe njeriu i vdekjes, keshtu e quanin ata magjistarin e tyre, po ekzekutonte nje rit per ti mbrojtur nga bisha. Por kur avioni ishte leshuar me vertik drejt tyre ata ishin shperndare e te friksuar ishin fshehur brenda kacubeve. Me pas ishte degjuar shperthimi, dhe nje re e madhe tymi ishte ngritur drejt qiellit. Magjistari i fisit, kishte kerkuar qe te mblidheshin menjehere burrat, sepse kishte dicka te rendesishme per tu thene.
Ai ishte i sigurte se gjate ritit kishte pasur nje imazh, ne te cilin ai kishte pare ne barkun e zogut nje veze te madhe, magjike, e cila ishte dhurata e shpirtrave per njerzit e kamatukeve.
Pra dikush duhej te shkonte patjeter atje ku kishte rene zogu i zjarrte, kishte thene ai duke perplasur pas tokes ne cdo fjale qe shqiptonte kemben e zbadhur.
Kishte mjaftuar kjo qe nje grup te rinjsh, ca te shtyre nga kurioziteti, e ca nga deshira per tu rene ne sy te rejave te fisit, pasi u armatosen mire, u nisen drejt vendit nga dilte ende tym.
Kur u afruan aq sa mund te shquanin avionin e rrezuar, ata u pushtuan nga frika, teksa pane permasat e zogut, shkelqimin e tij dhe flaket qe vinin nga barku gjigant. Me i guximshmi i tyre u zvarrit, drejt tij, dhe kur pa se zogu kishte vdekur, u bere shenje edhe te tjereve te afroheshin. Mbasi e keqyren per disa ore te mira ate cka kishte mbetur mbas zjarrit, ata vendosen qe te hynin brenda barkut te tij per te marre vezen magjike. Trupat e shkrumbuar te pasagjereve, dhe era i tymit nuk e mposhten kureshtjen dhe deshiren e tyre per te hyre brenda trupit te shpendit gjigand. Dhe keshtu ndodhi, pikerisht ne fund te trupit te zogut, ata shquan dicka te bardhe, te lemuar, te rrumbullakosur, qe edhe pse nuk kishte nje forme identike me ate te vezes duhet te ishte patjeter veza per te cilen u kishte folur njeriu i vdekjes.
E mbuluar me mbeturina njerzore, qe vinin nje ere aspak te kendshme, veza shume shpejte u ngarkua me kujdes ne nje vig qe u ndertua aty per aty me gjethe palmash dhe shkopa banbuje, dhe pas nje kohe te shkurter, triumfues, ata kishin marre rrugen drejt fshatit ku ndodhej tribuja.
Ne mbremje ne qender te fshatit u ndez nje zjarr i madh, dhe bri tij u vu me shume kujdes mbi nje shtrese te bute gjethesh, veza magjike, ndersa magjistari, i lumtur qe imazhi i tij kesaj here kishte qelluar i vertete, ne ekztaze te plote kercente rreth saj.
Me pas te tere kishin rene dakort qe veza e magjike te vendosej ne nje altar, dhe ashtu kishin bere. Kishin hequr nga altari nje kukull druri qe kishte qene deri atehere shpirti i eres dhe shiut, dhe ne vend te saj kishin vendosur vezen. Sa e lemuar, sa e bardhe dhe sa e madhe qe eshte,mendonin kamatuket, ndersa ndiheshin te perkedhelurit e shpritrave.
Kur nuk kishin kaluar vecse disa dite, njeriu i vdekjes zbuloi se levorja e vezes ishte e levizshme, dhe se ne te mund te krijohej nje vrime ne te cilen koka e njeriut mund te futej lehtesisht. Atehere ai vendosi te mblidhte serish burrat e fisit, per te ndare me ta vizionin e tij te ri. “Veza eshte vendi ku flene shpirtrat” tha njeriu i vdekjes, “dhe kushdo qe do te flase me to duhet te fuse koken ne te caren e vezes dhe tu thote shpritrave deshirene e tij, por me pare duhet te beje nje flijim”. Dhe keshtu cdo dite, anetaret e fisit, leviznin me kujdes levoren e vezes, dhe pasi fusnin koken brenda saj peshperisnin me shume kujdes, duke mos dashur te shqetesonin shpirtrat, deshirat e tyre. Dhe me pas ata mbyllnin kapakun e vezes, dhe fisi flijonte perpara saj, here ndonje kafshez e here e mbulonte me lule a fruta.
Jeta e fisit kishte ndryshuar, te gjithe tani ishin me te lumtur, dhe sigurisht ndiheshin te mbrojtur nga veza magjike qe ua kishte lehtesuar jeten atyre njerzve qe te vecuar nga qyteterimi kishin krijuar perendine e tyre.
Shume vite me vone, kur ekzistenca e avionit te rrezuar ishte harruar, nje grup ekspluruesish, te udhehequr nga nje profesor i nderuar, i nje universiteti te nderuar, shume rastesisht, ndersa endeshin ne bark te xhungles, rane ne kontakt me fisin primitiv, dhe u entuziazmuan aq shume per zbulimin qe sapo kishin bere. Ishte mbase i vetmi fis qe ende nuk kishte pasur asnje kontak me boten e civilizuar paten komentuar ata te tronditur nga zbulimi i tyre. Banesat e tyre me kallama dhe gjethe, trupat e tyre te zhveshur, armet e tyre primitive, dhe per me teper kureshtja e tyre dhe habia qe ata shfaqnin ndaj eksploruese dhe sendeve te tyre ua vulosen bindjen se kishin te benin pikerisht me njerez pothuajse te eger. Sa te lumtur ishin teksa mendonin bujen qe do te bente zbulimi ne rrethet akademike. |Periodiket shkencore do te shkruanin per ta, ndersa bota moderne do te tronditej kur te mesonte se ne nje cep te planetit jetonte nje fis qe nuk kishte pasur asnje kontakt me qeterimin. Keta njerez jane te virgjer, keta nuk dine asgje per boten tone, eshte njesoj sikur koha ketu ka mbetur ne vend, u shpjegonte ai anetareve te tjere te ekspedites, ndersa ata te etur fotografonin cte mundnin.
Kamatuket nderkohe nuk arrinin te kuptonin asgje. Ata trembeshin nga dritat e blicave, dhe ashtu te hutuar e me droje preknin sendet e anetareve te ekspedites.
Kjo eshte e mahnitshme, eshte e mrekullueshme, ulernite ne ekstaze profesori i nderuar, ky eshte zbulimi i shekullit eshte trondites, eshte nje pjese e vecuar e historise se njerzimit, eshte zanafilla, eshte………., kjo eshte…eshte…eshte…absurde.. Profesorit te nderuar i mbeten fjalet ne fyt ndersa fytyrat e shkencetareve qe e shoqeronin u shformuan duke shfaqur nje ndjenje dyshimi, pastja habie dhe me pas zhgenjimi kur pane se ne mes te fshatit, ne nje pike te larte, te dukshme, qendronte i vendosur mbi nje platforme druri mbuluar me petale lulesh, ajo perendia e tyre, SIFONI I NEVOJTORES.
Ohhhhh dreq uleriti profesori i zhgenjyer, teksa mendonte se keta gjysem majmune, nuk na qenkerkan edhe aq te virgjer, dhe i pushtuar nga nje ndjenje terbimi e shtyu, platformen e drunjte dhe rrezoi sifonin i cili sakaq u be cope e therrime.
Njeriu i vdekjes, i cili deri atehere kishte pare me dyshim te gjitha levizjet e te huajve, kur pa se njeriu me mjekerr kishte thyer VEZEN MAGJIKE, kishte uleritur i terbuar dicka te pakuptueshme, dhe sakaq qindra shigjeta u leshuan mbi trupat e eksploruesve.

Veren e shkuar, nje grup eksploruesish te nderuar, nga nje universitet i nderuar, te cilet shoqeroheshin nga nje profesor i nderuar humben kontaktet me qendren zbulimore, ndersa ishin duke kryer nje studim diku ne zemer te afrikes dhe pas jave kerkimesh te pashpresa u deklaruan te humbur ne xhunglen e madhe.

Sekonda perfekte

January 21, 2008
Ai vetevritej cdo dite ne oren 20:00.
Rreth ores shtate pasi ishte rruajtur me kujdes, vishte ashtu si një dite më pare, të njëjtën kemishen te bardhe me jake te kollarisur, të njëjtat pantallona te zeza, te njejtat corape te erreta. Pas kesaj ai shkonte ne dhomen tjeter ku gjendej nje pasqyre e madhe dhe kalonte fiks 15 minuta duke rregulluar floket. Kur ora ishte e19 e 35 minuta, ai mbathte kepucet e zeza te lyera me kujdes, dhe ne 19 e 40 ai ulej ne kolltukun e tij, perballe ores se murit, pinte konjak, dhe syte i mbante vazhdimisht mbyllur. Ne tavolinen perballe tij, gjendej pistoleta e nikeluar zastava, ndersa pak me larg saj karikatori.
Kur ora shkonte 19:55 ai mbushte pistoleten, mbeshteste shpinen ne kollutuk, mbyllte syte, dhe priste te ndjente gravitetin e asaj qe ishte gati te ndodhte. Kur ora ishte 19:58 ai mbeshteste pistoleten ne temth, mbante frymen nje hop dhe syte ia ngulte akrepit te sekondave i cili leviste me te njejtin ritem drejt sekondes perfekte. Ne dhome nuk degjohej asgje pervec tiktakut te ores i cili sa vinte e behej me i forte. Kur ora ishte 20:00 fiks, pikerisht ne momentin kur akrepi i sekondave qendronte poshte 12-ës, ai terhiqte këmbëzën e pistoletës, dhe tik taku i deri atëhershëm i ores kthehej ne nje krisme te mbytur te thate pistolete. Nje shkulm gjaku perplasej mbi faqen e murit, ndersa koka e tij, tani me nje vrime aq te madhe sa gishti tregues mund te futej lehtesisht, varej mbi gjoks.
Kur ora ishte 20:05, gjithcka i kthehej normalitetit.
Ai ngrihej dhe me te njejten perpikmeri te nje dite me pare fillonte ritualin e pergatitjes per vetevrasjen e rradhes. Ne fillim pastronte njollat e gjakut nga muri dhe kolltuku, pastaj fuste rrobat ne lavatrice, nxirrte karikatorin nga pistoleta e nikeluar, lante me kujdes goten e konjakut, e keshtu me rradhe deri ne oren tre te mengjesit. Ne oren tre kishte mbaruar gjithcka, ai shtrihej dhe flinte per tu zgjuar fix ne oren 15:00. Zgjimi ishte normal, me nje ritem te shtruar, ai pergatiste mengjesin, pinte nje cigare dhe kur ora shenonte 17:00 ai ulej ne kolltukun e tij dhe kalonte pjesen tjeter te dites duke u perpjekur te kuptonte arsyen e kesaj qe bente. Sa here qe nxirrte nje konkluzion te ri e shenonte ne nje fletore.
Kjo ishte e vetmja pjese qe nuk kishte te bente drejte per drejte me momentin e vetevrasjes, pasi ajo qe dihej ishte se cfare do qe ai te mendonte ne oren 20:00, pikerisht kur akrepi i sekondave te ndodhej poshte 12-ës ai do te terhiqte kembezen.
Kjo qe sapo ju pershkrova ndodhte per 15 vjet resht. Me nje perpikmeri te adhurueshme ai vetevritej, persosshmerisht kaq bukur, kaq madherishem, dhe nuk kishte asgje qe ta shmangte ate qe do te ndodhte, ne ate sekonde perfekte qe finalizonte sinkoronizimin e veprimeve te tija.E diela e fundit e tetorit ishte nje dite normale, dhe si e tille ajo nuk mund te ndryshonte asgje nga ditet e tjera. Ai u ngrit atehere kur ora ne mur shenonte fiks 15:00 dhe pasi hengri mengjes dhe shijoi me te thithura te forta cigaren e pare te dites filloi ti bindej ritualit te zakonshem. Mekanizmi i vetevrasjes ishte ngrehur që nga mbremja e nje nate me parë. Cdo gje ishte e qete, e paqte si zakonisht. Ingranazhet e sistemit vetevrases leviznin me nje perpikmeri absolute dhe nuk mund te linin hapesira per gabime, ndersa maratona e veprimeve te tia rendete drejt sekondes ne te cilen ai duhej te vdiste per tu ringjallur serish. Teresia e veprimeve qe ai kryente deri ne finalizimin e aktit te vetevrasjes ishin bere tashme gjenetike dhe padyshim rikthimi ne jete pas vetevrasjes ndodhte pikerisht sepse ai vetevritej gjithmone ne te njejten menyre, ne te njejten sekonde.
Keshtu do te ndodhte edhe te dielen e fundit te tetorit, kur ai ne 19:58 (pasi kishte kryer me perpikmeri te gjitha veprimet e tjera) qetesisht do te mbeshteste tyten e pistoletes pas kafkes dhe do te priste fundin e ciklit te jetes, do te priste mberritjen e sekondes perfekte, qe do te finalizonte besnikerine e tij ndaj te perditshmes.
Kur ora shenoi 19:59 ai u mbush me fryme si zakonisht, mbylli edhe njehere syte, dhe pa me te voglin dyshim i hapi ata per ti fiksuar mbi akrepin e sekondave qe po levzite me shpejtësinë e vdekjes drejt 12-ës. Ai u përqëndrua dhe kur akrepi ishte në pozicion ai terhoqi kembezen. U degjua zhurma e thatë, sperkat e gjakut rane si zakonisht mbi mur dhe kolltuk, ndersa koka e tij u perplas mbi gjoks.
Kur ora e murit shenoi 20:05, koha kur ai duhet te ngrihej per te rinisur gjithcka nga e para ashtu sic ndodhte prej 15 vjetesh, ai nuk dha asnje shenje jete, madje edhe kur ora tregoi 20:20, ai vazhdonte te kullonte gjak mbi kolltuk. Kur ora ishte 20, 45 gjaku ishte mpiksur dhe trupi i tij filloi te nxihej. Pikerisht tani ai duhet te kishte mbaruar pastrimin e njolles se gjakut, ishte koha kur ai fuste kemishen dhe pantallonat ne lavatrice, por nderkohe ai rrinte i shtrire sa gjate e gjere mbi kolltuk.
Ne oren 21 :00, trupi i rrethuar nga nje pellg gjaku dhe nga mbeturina trush ishte plotesisht i ftohte.
Kishte vdekur, kesaj here perfundimisht.

Në dhomën tjeter, ne televizor transmetohej edicioni i lajmeve, ku spikerja, me nje ze te embel i kujtonte degjuesve se pikerisht ate ditë kishte ndodhur ndryshimi i ores, dhe se te gjithe duhet të kujtoheshin qe ta leviznin atë 60 minuta mbrapa.

Cdo dite

January 21, 2008
Jeta ime mbushur eshte
me qindra vdekje te heshtura
Per cdo dite nje perralle
Per qetesite e mia te mishta,
Cdo dite nje vdekje e vogel
veshur me fustanin tend
me pershendet
Kureshtja jote zgjat qafen
mbi mendimet e mia.
Me shikon ne sy
dhe kerkon te degjoje
kengen time te bulkthave.
Jeta ime mbushur eshte
me mijera vdekje te vetmuara
per cdo dite nje enderr
per urite e mia jetime
Cdo dite nje vdekje e vogel
veshur me fustanin tend
me nxjerr gjuhen.

I HUAJI

January 21, 2008
I HUAJI

Gjithcka kishte ndodhur disa qindra vjet e pare, kur mbi trupin e trashe te turbullt te lumit femijët kishin pare të pluskonte nje kufome. Me pas peshkataret e nxrorren ne breg.
Dhe sic ndodh zakonisht rreth kufomes u mblodhën ne fillim nje grumbull i madh njerzish dhe me pas mizash.
Pasi nuk kishte mbetur me asnje ne fshat pa e pare trupin e tij që ashtu i rrudhur nga ujet dukej si fik i tejpjekur te gjithe kishin pohuar se i mbyturi nuk ishte i fshatit te tyre.
Askush nuk e njihte.
Fshati kishte filluar te ziente.
Te gjithe flisnin per trupin e panjohur qe lumi kishte sjelle, ndersa parandjenja se kjo ishte nje histori qe do te perfundonte keq e kishin bere edhe me te zhurmshme lumnajen e fjaleve.
Ne fillim te gjithe flisnin per ATE, pastaj per te mos e lene pa emer, duke mos ditur si ta therrisnin, ata e ‘pagezuan’, trupin pa jete, pikerisht buze lumit qe i kishte marre jeten, me emrin I HUAJI.
Te gjithe menduan se gjeja më me mend qe duhej bere ishte te pyesnin njehere ne zonen perreth per ndonje te humbur, dhe ashtu u be. Disa korriere ua hipen kuajve dhe nuk lane pellmbe pa shkelur, kaluan lumin, pyllin dhe malin, dhe pyeten ne cdo fshat, pyeten cdo shtegtar, cdo karvan qe ndeshen, dhe ne mengjes u kthyen duke thene se ai I HUAJI, nuk mungonte askund. Askush nuk e kerkonte ate. Meqenese jetonin ne kohe te trazuara nuk ishte me mend te mbanin nje kufome te pavarrosur, pasi sipas supersticiozeve ‘i vdekuri qe sorrollotat shume ne kete dynja, do shoke’, keshtu qe te gjithe rane ne nje mendje qe ta kallnin ne dhe’.
Pleqte e fshatit thane se do te ishte me mend qe ta varrosnin trupin diku buze rruges, keshtu qe te gjithe ata qe hynin ne fshat do ta kujtoni ate dhe fatin e tij te zi, dhe ai i cili nuk kishte njeri per ta nderuar ne ate zone, do te mbetej gjithmone ne mendjet e tyre. Ne fakt asokohe te vdekurit i varrosnin ne oborret e shtepive, keshtu qe fshaçe u vendos se vendi me i pershtatshem ishte nje shesh buze e rruges ne hyrje te fshatit.
Dhe ashtu bene.
Ne funeralin e TE HUAJIT moren pjese pothuajse te gjithe. Ngaqe nuk e dinin besimin e tij nuk thirren as priftin dhe as hoxhen, por thjeshte e futen ne nje arke druri, hodhen mbi te lule, dhe pastaj e mbuluan me dhe. Ne koken e varrit vune nje gur te madh ku ishin gdhendur fjalet ‘Ketu prehet i HUAJI’. Pati nga ata qe sygjeruan se ai ishte rreth te 60-ve, por uji i lumit ja kishte rrudhur fytyren dhe nuk mund te thuhej asgje e sakte, keshtu qe vendosen te mos e shenonin moshen.
Ate mbremje ra shi.
Shi ra edhe diten tjeter, pastaj nje jave rresht beri kohe e mire.
Njerzit ashtu sic ndodh zaskonisht folen edhe disa dite per të,……. per të dhe per shiun, pastaj gjithcka u mbulua nga e perditshmja dhe vetem guri, ku s’ish shenuar as emer e as moshe, ne buze te rruges u kujtonte atyre qe hynin ne fshat, se aty ishte varrosur nje njeri qe nuk dihej se kush kishte qene, nje fazti, nje i HUAJ. Kjo i bente ata te ndalonin, te afroheshin prane varrit te tij e te pinin nje cigare ne heshtje a pushonin nje cope here ne shenje respekti, per te nderuar kujtimin e atij qe dikur qe dikush, por qe tani, ishte I HUAJI. Me kalimin e kohes kjo u kthye ne zakon, njerzit nuk hynin e dilnin nga fshati pa ndaluar me pare tek varri i tij. Zera thonin se nese nuk ndaloje, te shkonte rruga ters, pastaj ata qe nuk kishin mese te merreshin te jepnin edhe shembuj per te ta bere me te besueshme. Ja thoshte dikush, Hyseni, i biri, i Cane doracit, shkoi te kerkonte nuse, dhe nuk ndaloi ne varrin e te huajit dhe rruges i vodhen kalin e çkishte me vete. Edhe Sofoja diten e dasmes nuk shkoi ne varrin e te huajit dhe sot e 13 vjet qe eshte martuar nuk ka femije.
Shembujt ishin te pafund, aq sa nje dite dikush tha se kishte pare ne enderr TE HUAJIN dhe kishte folur me te, madje ky i kishte thene se varri i tij ishte nje vend i shenjte. Keshtu qe aty ndrtuan nje kuvli te vogel guri ku ndiznin gjithmone fitila te lyer me vaj.
Vitet rrodhen shpejte si ujet e lumit qe kishte sjelle trupin e te huajit ne fshat.
Ne fakt kishin kaluar disa qindra vjete, luftrat kishin mbaruar, e shteti ishte bere i popullit.
Keshtu nje dite te bukur, nje i deleguar i partise erdhi ne fshat, dhe pasi pa varrin e te huajit, dic bisedoi me kryetarin e kooperatives. Nuk kaloi nje muaj dhe ne vend te kuvlise se grute, bri varrit u ndertua nje lapidar, per te nderuar kujtimin e partizanit te panjohur, qe ishte vrare gjate luftes. Madje nje i derguar nga komiteti preu shiritin e perurimit. Pati nga ata qe thane se varri nuk kishte te bente fare me partizanet, ai kishte qene aty prej qekur smbahej mend, dhe se puna e lapidarit ishte nje pretekst per te prishur vendin e mire. Por partia i dinte gjerat ca me mire, dhe keta qe flisnin lart e poshte u shpallen armiq. Keshtu qe pas nje demaskimi publik ne qender te fshatit ‘armiqte’ i hypen ne ca xhipe dhe per ta nuk u degjua me prej kohesh.
Ca nga frika e ca nga skleroza, ate me pleqte qe e dinin te verteten mbi varrin buze rruges, heshten dhe e ngarkuan ate bashke me mekatet e kesaj bote per ne boten tjeter. Keshtu cdo 5 maj, per 45 vjet rresht pionieret vendosnin lule e benin homazhe ne kujtim te atij, Te HUAJIT, ndersa lapidari i ndertuar me mermer te lire hidhte hije, mbi gurin ku shume vite me pare ishte shkruar ‘Ketu prehet i huaji’.
Pas renies se komunizmit, ca nga makuteria e ca nga urrjetja fshataret i zhvaten pllakat e mermerit te lapidarit i cili ashtu i zhveshur ,ngjante si nje dordolec i lavdise se dikurshme, ndersa guri i varrit te vjeter qe deri atehere kishte qendruar i fshehur pas tij, u shfaq edhe me i mistershem. Tani gjithe cmund te degjoje per te ishte vetem se aty dikur kishte qene nje vend i mire, dhe i varrosuri na paskesh qene nje njeri i perendsie.
Te paret qe e rradhiten te huajin ne rradhet e fese se tyre ishin bektashinjte qe kerkonin te ndertonin nje teqe mbi varrin e tij, por ja qe kjo solli zemerimin katolikeve dhe ortodokseve që pretendonin se ai u perkiste besimeve te tyre. Te njejten gje pretendonin edhe muslimanet që thoshin se i huaji na paskesh qene nje hoxhe me emer ne krahine qe kishte vdekur ndersa luftonte me shejtanin
Por populli kishte historite e tija.
Ne to I HUAJI here dilte si nje kurbetli qe e kishin grabitur e vrare e here si nje komit qe e kishin prere ne bese, here si nje kacak i vrare ne pusi e here si nje vella i vrare nga vellai. Te tjere betoheshin se varri qindra vjecar ishte i nje trimi te bukur qe ishte vrare nga shoku i ngushte pasi te dy kishin rene ne dashuri me te njejten vazje. Sa shume histori fliteshin per varrin e tij, te gjithe te bukura, te gjithe rrenqethese, dhe te gjithe thoshin se ai kishte qene i pashem, dhe kishte pasur nje vdekje tragjike. Ne fshat madje kishin bere edhe kenge per te. Kenge qe kendohej ne dasma, e ne sebepe, madje nganjehere shoqeroheshin edhe nga perlotje, qurravitje e nostalgji kolektive.
Historianë me emer iu perveshen punes per te bere te nxjerre te verteten ne shesh, dhe pasi mblodhen gojdhenat qe qarkullonin ne karahine, pozicionin e varrit, simbolet qe e zbukuronin, stilin e gdhendjes se mbishkrimit botuan dhjetra studime per figuren historike te te Huajit, ku ai here u quajt Komiti Selam e here kacaku Seit, here dashnori Ashik, e here rebeli Mezan.
Shume shpejte varri, tani disa qindra vjecar u fut ne guiden turistike te krahines dhe renditej menjehre pas nje shpelle te lashte dhe pas nje burimi me uje te rralle. Madje ne librin turistik fotografia e gurit te gdhendur shoqerohej nga nje histori me data dhe emra konkrete qe shfaqnin fakte te pakundershtueshme per prejardhjen e tij, per vendin e rendesishem qe ai zinte ne historine e kranines dhe popullit, dhe per te shkuaren e ndritur te kombit
Keshtu historia bente veten, si nje fill i padukshem, endej ne data, emra dhe ngjarje qe mbase rastesisht qellonin te kishin lidhje me njera tjetren, duke krijuar ngrehinen mitit, qe deri tani njihej si I HUAJI por qe kishte ardhur koha te kishte nje emer.
Historise i duhej miti dhe mitit i duhej nje emer.
Por asnjehere, askush, qofte edhe per nje moment te vetem, nuk kishte menduar se i huaji mund te kishte qene ndonje çoban plak, qe kishte rreshkitur ne lume ndersa permirrej, a ndonje prift qe e ishte rrezuar nga kurrizi i kalit, ndonje endacak qe kishte vdekur nga cmenduria, a ndonje …….
Nuk kishte mundesi te kishte qene keshtu. Kete mund ta mendonin vetem njerzit me mungese imagjinate, ata qe nuk besonin ne vlerat e kombit.
Pastaj nje ngjarje kaq banale nuk do te meritonte nje varr aq te vjeter dhe nje mbishkrim kaq domethenes si ‘Ketu prehet I HUAJI’.

Hello world!

January 21, 2008

Welcome to WordPress.com. This is your first post. Edit or delete it and start blogging!