I HUAJI

I HUAJI

Gjithcka kishte ndodhur disa qindra vjet e pare, kur mbi trupin e trashe te turbullt te lumit femijët kishin pare të pluskonte nje kufome. Me pas peshkataret e nxrorren ne breg.
Dhe sic ndodh zakonisht rreth kufomes u mblodhën ne fillim nje grumbull i madh njerzish dhe me pas mizash.
Pasi nuk kishte mbetur me asnje ne fshat pa e pare trupin e tij që ashtu i rrudhur nga ujet dukej si fik i tejpjekur te gjithe kishin pohuar se i mbyturi nuk ishte i fshatit te tyre.
Askush nuk e njihte.
Fshati kishte filluar te ziente.
Te gjithe flisnin per trupin e panjohur qe lumi kishte sjelle, ndersa parandjenja se kjo ishte nje histori qe do te perfundonte keq e kishin bere edhe me te zhurmshme lumnajen e fjaleve.
Ne fillim te gjithe flisnin per ATE, pastaj per te mos e lene pa emer, duke mos ditur si ta therrisnin, ata e ‘pagezuan’, trupin pa jete, pikerisht buze lumit qe i kishte marre jeten, me emrin I HUAJI.
Te gjithe menduan se gjeja më me mend qe duhej bere ishte te pyesnin njehere ne zonen perreth per ndonje te humbur, dhe ashtu u be. Disa korriere ua hipen kuajve dhe nuk lane pellmbe pa shkelur, kaluan lumin, pyllin dhe malin, dhe pyeten ne cdo fshat, pyeten cdo shtegtar, cdo karvan qe ndeshen, dhe ne mengjes u kthyen duke thene se ai I HUAJI, nuk mungonte askund. Askush nuk e kerkonte ate. Meqenese jetonin ne kohe te trazuara nuk ishte me mend te mbanin nje kufome te pavarrosur, pasi sipas supersticiozeve ‘i vdekuri qe sorrollotat shume ne kete dynja, do shoke’, keshtu qe te gjithe rane ne nje mendje qe ta kallnin ne dhe’.
Pleqte e fshatit thane se do te ishte me mend qe ta varrosnin trupin diku buze rruges, keshtu qe te gjithe ata qe hynin ne fshat do ta kujtoni ate dhe fatin e tij te zi, dhe ai i cili nuk kishte njeri per ta nderuar ne ate zone, do te mbetej gjithmone ne mendjet e tyre. Ne fakt asokohe te vdekurit i varrosnin ne oborret e shtepive, keshtu qe fshaçe u vendos se vendi me i pershtatshem ishte nje shesh buze e rruges ne hyrje te fshatit.
Dhe ashtu bene.
Ne funeralin e TE HUAJIT moren pjese pothuajse te gjithe. Ngaqe nuk e dinin besimin e tij nuk thirren as priftin dhe as hoxhen, por thjeshte e futen ne nje arke druri, hodhen mbi te lule, dhe pastaj e mbuluan me dhe. Ne koken e varrit vune nje gur te madh ku ishin gdhendur fjalet ‘Ketu prehet i HUAJI’. Pati nga ata qe sygjeruan se ai ishte rreth te 60-ve, por uji i lumit ja kishte rrudhur fytyren dhe nuk mund te thuhej asgje e sakte, keshtu qe vendosen te mos e shenonin moshen.
Ate mbremje ra shi.
Shi ra edhe diten tjeter, pastaj nje jave rresht beri kohe e mire.
Njerzit ashtu sic ndodh zaskonisht folen edhe disa dite per të,……. per të dhe per shiun, pastaj gjithcka u mbulua nga e perditshmja dhe vetem guri, ku s’ish shenuar as emer e as moshe, ne buze te rruges u kujtonte atyre qe hynin ne fshat, se aty ishte varrosur nje njeri qe nuk dihej se kush kishte qene, nje fazti, nje i HUAJ. Kjo i bente ata te ndalonin, te afroheshin prane varrit te tij e te pinin nje cigare ne heshtje a pushonin nje cope here ne shenje respekti, per te nderuar kujtimin e atij qe dikur qe dikush, por qe tani, ishte I HUAJI. Me kalimin e kohes kjo u kthye ne zakon, njerzit nuk hynin e dilnin nga fshati pa ndaluar me pare tek varri i tij. Zera thonin se nese nuk ndaloje, te shkonte rruga ters, pastaj ata qe nuk kishin mese te merreshin te jepnin edhe shembuj per te ta bere me te besueshme. Ja thoshte dikush, Hyseni, i biri, i Cane doracit, shkoi te kerkonte nuse, dhe nuk ndaloi ne varrin e te huajit dhe rruges i vodhen kalin e çkishte me vete. Edhe Sofoja diten e dasmes nuk shkoi ne varrin e te huajit dhe sot e 13 vjet qe eshte martuar nuk ka femije.
Shembujt ishin te pafund, aq sa nje dite dikush tha se kishte pare ne enderr TE HUAJIN dhe kishte folur me te, madje ky i kishte thene se varri i tij ishte nje vend i shenjte. Keshtu qe aty ndrtuan nje kuvli te vogel guri ku ndiznin gjithmone fitila te lyer me vaj.
Vitet rrodhen shpejte si ujet e lumit qe kishte sjelle trupin e te huajit ne fshat.
Ne fakt kishin kaluar disa qindra vjete, luftrat kishin mbaruar, e shteti ishte bere i popullit.
Keshtu nje dite te bukur, nje i deleguar i partise erdhi ne fshat, dhe pasi pa varrin e te huajit, dic bisedoi me kryetarin e kooperatives. Nuk kaloi nje muaj dhe ne vend te kuvlise se grute, bri varrit u ndertua nje lapidar, per te nderuar kujtimin e partizanit te panjohur, qe ishte vrare gjate luftes. Madje nje i derguar nga komiteti preu shiritin e perurimit. Pati nga ata qe thane se varri nuk kishte te bente fare me partizanet, ai kishte qene aty prej qekur smbahej mend, dhe se puna e lapidarit ishte nje pretekst per te prishur vendin e mire. Por partia i dinte gjerat ca me mire, dhe keta qe flisnin lart e poshte u shpallen armiq. Keshtu qe pas nje demaskimi publik ne qender te fshatit ‘armiqte’ i hypen ne ca xhipe dhe per ta nuk u degjua me prej kohesh.
Ca nga frika e ca nga skleroza, ate me pleqte qe e dinin te verteten mbi varrin buze rruges, heshten dhe e ngarkuan ate bashke me mekatet e kesaj bote per ne boten tjeter. Keshtu cdo 5 maj, per 45 vjet rresht pionieret vendosnin lule e benin homazhe ne kujtim te atij, Te HUAJIT, ndersa lapidari i ndertuar me mermer te lire hidhte hije, mbi gurin ku shume vite me pare ishte shkruar ‘Ketu prehet i huaji’.
Pas renies se komunizmit, ca nga makuteria e ca nga urrjetja fshataret i zhvaten pllakat e mermerit te lapidarit i cili ashtu i zhveshur ,ngjante si nje dordolec i lavdise se dikurshme, ndersa guri i varrit te vjeter qe deri atehere kishte qendruar i fshehur pas tij, u shfaq edhe me i mistershem. Tani gjithe cmund te degjoje per te ishte vetem se aty dikur kishte qene nje vend i mire, dhe i varrosuri na paskesh qene nje njeri i perendsie.
Te paret qe e rradhiten te huajin ne rradhet e fese se tyre ishin bektashinjte qe kerkonin te ndertonin nje teqe mbi varrin e tij, por ja qe kjo solli zemerimin katolikeve dhe ortodokseve që pretendonin se ai u perkiste besimeve te tyre. Te njejten gje pretendonin edhe muslimanet që thoshin se i huaji na paskesh qene nje hoxhe me emer ne krahine qe kishte vdekur ndersa luftonte me shejtanin
Por populli kishte historite e tija.
Ne to I HUAJI here dilte si nje kurbetli qe e kishin grabitur e vrare e here si nje komit qe e kishin prere ne bese, here si nje kacak i vrare ne pusi e here si nje vella i vrare nga vellai. Te tjere betoheshin se varri qindra vjecar ishte i nje trimi te bukur qe ishte vrare nga shoku i ngushte pasi te dy kishin rene ne dashuri me te njejten vazje. Sa shume histori fliteshin per varrin e tij, te gjithe te bukura, te gjithe rrenqethese, dhe te gjithe thoshin se ai kishte qene i pashem, dhe kishte pasur nje vdekje tragjike. Ne fshat madje kishin bere edhe kenge per te. Kenge qe kendohej ne dasma, e ne sebepe, madje nganjehere shoqeroheshin edhe nga perlotje, qurravitje e nostalgji kolektive.
Historianë me emer iu perveshen punes per te bere te nxjerre te verteten ne shesh, dhe pasi mblodhen gojdhenat qe qarkullonin ne karahine, pozicionin e varrit, simbolet qe e zbukuronin, stilin e gdhendjes se mbishkrimit botuan dhjetra studime per figuren historike te te Huajit, ku ai here u quajt Komiti Selam e here kacaku Seit, here dashnori Ashik, e here rebeli Mezan.
Shume shpejte varri, tani disa qindra vjecar u fut ne guiden turistike te krahines dhe renditej menjehre pas nje shpelle te lashte dhe pas nje burimi me uje te rralle. Madje ne librin turistik fotografia e gurit te gdhendur shoqerohej nga nje histori me data dhe emra konkrete qe shfaqnin fakte te pakundershtueshme per prejardhjen e tij, per vendin e rendesishem qe ai zinte ne historine e kranines dhe popullit, dhe per te shkuaren e ndritur te kombit
Keshtu historia bente veten, si nje fill i padukshem, endej ne data, emra dhe ngjarje qe mbase rastesisht qellonin te kishin lidhje me njera tjetren, duke krijuar ngrehinen mitit, qe deri tani njihej si I HUAJI por qe kishte ardhur koha te kishte nje emer.
Historise i duhej miti dhe mitit i duhej nje emer.
Por asnjehere, askush, qofte edhe per nje moment te vetem, nuk kishte menduar se i huaji mund te kishte qene ndonje çoban plak, qe kishte rreshkitur ne lume ndersa permirrej, a ndonje prift qe e ishte rrezuar nga kurrizi i kalit, ndonje endacak qe kishte vdekur nga cmenduria, a ndonje …….
Nuk kishte mundesi te kishte qene keshtu. Kete mund ta mendonin vetem njerzit me mungese imagjinate, ata qe nuk besonin ne vlerat e kombit.
Pastaj nje ngjarje kaq banale nuk do te meritonte nje varr aq te vjeter dhe nje mbishkrim kaq domethenes si ‘Ketu prehet I HUAJI’.

Leave a comment